1 Prill, 2025

“Ferma VIP” sjell krizë në martesën e Vesa Lumës dhe Big Bastës! Çfarë ndodhi me çiftin pas futjes së këngëtarin në reality show, përçarja mes tyre


Këngëtarja e njohur Vesa Luma duket se ka konfirmuar krizën e marrëdhënies së saj me bashkëshortin Big Basta për të cilën prej ditësh po përflitet.

Pak ditë më parë Panorama Plus shkroi se ftesa e Femra VIP2 për Big Bastën i ka sjellë atij probleme me bashkëshorten, Vesën. Sipas raportimeve, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë. Shkak i kësaj përçarjeje duket se është pjesëmarrja e reperit në këtë format ku pjesë u bë mbrëmjen e djeshme.

Këtyre thashethemeve duket se u ka vënë vulën vetë Vesa e cila nuk ka postuar në rrjetet e saj sociale asnjë mbështetje për pjesëmarrjen e reperit në Femra VIP.

Vesa dhe Big Basta shpesh postojnë së bashku duke treguar dashurinë dhe mirënjohjen ndaj njëri-tjetrit.

Kujtojmë që dhjetorin e vitit 2024, dyshja u shfaq në Paris për të festuar përvjetorin e propozimit për martesë.

12 vjet më parë, në kulmin e dashurisë së tyre, dy këngëtarët e përjetuan në Paris çastin më të bukur të lidhjes së tyre, që më pas do të ndryshonte tërësisht jetën.

Vesa dhe Big Basta iu rikthyen të njëjtin vend me kujtime të gjalla për ditën e tyre më të bukur. Natyrisht, tashmë edhe me frytin e tyre të dashurisë, djalin 8-vjeçar Lian.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Vesa ndau këtë moment edhe me miqtë virtualë, duke theksuar se ky udhëtim ka rikthyer familjen në të njëjtin vend, pas 12 vitesh.

“Para 12-vjetësh, më datë 12.12.12 në orën 12:00@bigbastazone bëri propozimin më të bukur në botë në #eifeltoëer. Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashurisë në të njëjtin vend,” shkroi këngëtarja.

Në këtë kohë që flasim çift gëzojnë një djalë së bashku, mirëpo pjesëmarrja e Big Bastës në një reality-shoë duket se e ka mërzitur shumë Vesën ndaj edhe s’dihet si do të shkojë marrëdhënia e tyre.

 

© Panoramaplus.al