3 Shkurt, 2018

Femra kujdes! Ky është vendi ky djemt tradhtojnë më shpesh


Kur mendoni për tradhtinë, menjëherë ju shkon në mendje se vendi ku një gjë e tillë mund të ndodhë më shpesh është klubi. Por e keni gabim.

Vendi ku meshkujt tradhtojnë më shpesh partneret e tyre janë dasmat. Ky është rezultati i një sondazhi nga sajti “ilicitEncoynters.com”, i cili anketoi 2000 persona.

Sipas këtij sondazhi, dasmat janë një “rrezik” i madh për lidhjen e vajzave, pasi aty meshkujt kanë më shumë mundësi që të tradhtojnë partneret e tyre.

Nga anketimi rezultoi se 32 %e meshkujve do të tradhtonin bashkëshortet, të dashurën apo të fejuarën nëse shkojnë të pashoqëruar në një dasme, 27 për qind në mbrëmje të beqarisë, 21 % në festimin e Kërshëndellave dhe 9 % në mbrëmje të maturës.

Po kjo anketë ka treguar që 37 % e femrave janë të bindura që gjinia mashkullore do të tradhtonte në festimet e Kërshëndellave, ndërkaq 35 % e tyre kanë vlerësuar që do t’i tradhtonte në festën e beqarisë.

 

© Panoramaplus.al