Ikona e modës Victoria Beckham duket se është shumë kërkuese ndaj fëmijëve të saj. Pavarësisht motit të ftohtë dhe ngricave që kanë përfshirë Londrën këtë të enjte, sërish i ka çuar në shkollë dy djemtë 15 e 13 vjeç dhe vajzën 6-vjeçare.

Mesa duket se një gjë e tillë i ka revoltuar djemtë e Victorias, të cilët në rrjetin social “Instagram” kanë postuar një foto së bashku, ku shkruajnë: “Kur mami të detyron të shkosh në shkollë, edhe pse jashtë ka shumë borë. Fëmijët e tjerë nuk shkojnë në shkollë. Një mama e tmerrshme”.

Sigurisht që e gjithë kjo është në formën e një shakaje, pasi vetë ikona e modës ka postuar një foto të vajzës teksa duket e entuziazmuar se do shkojë në shkollë.

Aktualisht ikona e modës ka marrë disa ditë pushim, për shkak se e ka të pamundur lëvizjen nga dëmtimet në këmbë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
