15 Shtator, 2017

Fëmijëria e papërsosur e Morena Tabakut, ja drama që ka vuajtur ajo


Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku nuk ka pasur një fëmijëri të përsosur, pasi që në moshë të vogël ka humbur nënën. Kjo ka bërë që me shumë sfida të përballet e vetme dhe i është dashur t’ia dal mbanë pa këshillën e një nëne.

E së fundmi përmes një fotografie që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram , ajo thotë se fëmijëria e saj ka mbaruar herët.

Në këtë fotografi ajo shihet së bashku me qenin e saj, për të cilin thotë se në krahët e tij ajo përsëri jeton fëmijërinë.

Shkencërisht është provuar që qentë janë kafshë besnike dhe ato kanë aftësinë që të zëvendësojnë edhe mungesën e një njeriu në jetë. Të pasurit një qenë është kthyer në një trend këto kohë , por përtej kësaj edhe psikologët thonë se qeni është një ngushëllues i mirë për njeriun.

 

© Panoramaplus.al