Nëse do të bëheni nënë për herë të dytë (apo më shumë) dhe jeni në dilemë si do e përjetojë fëmija (fëmijët) i madh ardhjen në jetë të vëllait apo motrës, duhet të keni parasysh disa këshilla që t’i praktikoni me fëmijën (fëmijët) më të rritur.
Jepini rol të veçantë në lidhje me fëmijën e sapolindur
Jepjani atij/asaj ta mbajë i pari motrën/vëllain e vogël, t’ju ndihmojë i pari për ta larë apo për ta mbajtur.
Provo t’ju lexosh, flasësh, argëtosh, ushqesh në të njëtjën kohë
Fëmija i madh duhet të mësojë se edhe fëmija tjetër është një person me të drejta dhe nevoja njësoj si ai. Megjithatë, e lejoni fëmijën e madh të qëndrojë e të luajë vetëm.
Jepini më shumë përgjegjësi e privilegje
Pikërisht për faktin se është më i madhi, lavdërojeni fëmijën tuaj. Për shembull: Bravo, ti mund ta hash këtë, motra apo vëllai nuk mundet se është i vogël. Ti mund të vraposh, motra/vëllai nuk mundet etj.
Nëse këto nuk funskionojnë, mos u shqetësoni që fëmija i madh ende nuk e ka pranuar të voglin. Nuk ka asgjë të keqe të dojë të rrijë vetëm, pa praninë e tij, por kujdes: Bëjeni të kuptojë që nuk ka asnjë të drejtë t’i bëjë keq. Qëndroni vigjilent ndaj sjelljeve agresive që mund të bëjë me kukullat e lodrat, sepse mund t’i përsërisë ato me fëmijën e vogël./Pernenat/
© Panoramaplus.al
