3 Janar, 2018

Fejohet trashëgimtarja miliardere: Ai më tregoi se përrallat ekzistojnë


Paris Hilton  është jo vetëm një yll televiziv, por edhe një sipërmarrëse e zonja. Paris  ka jetuar një përrallë të vërtetë me propozimin që ka marr këtë fillim viti.

I dashuri i saj Chris Zylka pas dy vitesh lidhje ka vendosur që t’i propozojë trashëgimtares miliardere. Çifti kanë qenë duke kaluar pushimet e tyre në Aspet të Kolorados kur aktori i i ka kërkuar dorën ulur në gjunjë. Hilton e ka postuar këtë moment në rrjetet sociale duke shkruar:  “Unë kurrë nuk jam ndjerë aq e lumtur, e sigurt dhe e dashur. Ai  më tregoi se përrallat vërtet ekzistojnë!”- është shprehur 36-vjeçarja në Instagramin e saj.

© Panoramaplus.al