Një mori thashethemesh kanë pushtuar rrjetin nga një foto e fundit që këngëtarja e famshme Rihhana, ka postuar në rrjete sociale teksa ka prezantuar koleksionin e ri të të brendshmeve nga SavageXFenty.

Këngëtarja ka pozuar duke mos i lënë vend imagjinatës por ajo çka u ra më shumë në sy ndjekësve ishte një unazë në njërin gisht të saj, detaj që ngriti dyshimet se Riri mund të jetë fejuar me partnerin e saj A$AP Rocky.

Rihanna dhe A$AP Rocky kanë qenë çift për pesë vitet e fundit dhe kanë dy djem, RZA dhe Riot.

Megjithatë nuk përjashtohet fakti që unaza të jetë pjesë e sesionit fotografik, duke qenë se bëhet fjalë për të brendshme për nuse
© Panoramaplus.al

