Modelaj shqiptare Ilda Kroni sërish në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me aktorin e famshëm të serialit “Sarasvatiçandra” Ashish Kapoor. Këtë herë flitet për një fejesë të mundshme të çiftit.

“Bollywood Life” shkruan se dyshja mund të jetë fejuar dhe një gjë e tillë është lënë të kuptohet nga një foto e tyre në rrjetet sociale. “Kape dorën time dhe le të ecim së bashku në këtë udhëtim të quajtur jetë!”, ka shkruar aktori në përshkrimin e fotos.

Në foto Kapoor shihet në bregdet së bashku me bukuroshen shqiptare dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit e tij të shumtë të kuptojnë se dyshja është fejuar.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo bëhet e ditur nga vetë aktori i cili për mediat indiane është shprehur se këto janë vetëm thashetheme. Sipas tij, ata të dy po vijojnë të shijojnë të qenit në një lidhje.
© Panoramaplus.al

