Aktorja e njohur për publiku, Joey King ka ndarë me publikun një lajm mjaft të bukur sa i përket jetës së saj sentimentale.

Ajo dhe partneri i saj, Steven Piet janë fejuar.

Joey dhe ai prej dy vitesh kanë qenë në një lidhje dashurie dhe gjatë mujit që lamë pas ai i propozoi për martesë.

Aktorja është shprehur ndihet mjaft e lumtur qe ka takuar njeriun e zemrës dhe ndihet më e lumtur se kurrë.
“Nuk e dija kurrë që lumturia mund të ishte aq e fuqishme sa të ta marrë ajrin nga mushkëritë, duke pushtuar çdo pjesë tënden dhe të mos mund ta fshehësh gëzimin e pamohueshëm që të vërehet në sy”, -shkroi aktorja në Instagram.

Kujtojmë që Joey King në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me kolegun e saj nga filmat “Kissing Booth”, Jacob Elordi, por çifti u nda pak para përfundimit të xhirimeve të vazhdimit të tretë të këtij projekti.

© Panoramaplus.al

