Këngëtari i njohur italian, Fedez, feston sot 31-vjetorin e lindjes.

Menjëherë pas mesnate, ai dhe bashkëshortja e tij, blogerja e njohur, Chiara Ferragni, kanë postuar video të ndryshme në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet e ëmbla familjare.

Në një video të postuar nga vetë këngëtari, shihet një moment intim mes tij dhe Chiarës, duke u puthur, krahas së cilës shkruante me shaka “+18”.
Ndërsa, Chiara zgjodhi një foto të saj dhe Fedez, të shtrirë në krevat, për ta uruar gjysmën e saj.

“Ditëlindja më e lumtur për dashurinë time të përhershme, për të vetmin. Të dua përgjithmonë. Kaq krenare për familjen tonë që po zgjerohet,”- shkruante ajo krahas fotos.

Ajo postoi në Instastory një tjetër video, ku zbulon dhuratën që i ka bërë partnerit të saj.
Ajo i ka dhuruar dy kukulla në miniaturë, duke e bërë dhuratën të veçantë.

Dyshja u lidh në vitin 2016, ndërsa në maj të vitit 2017, ai i propozoi bukuroshes.
Ata u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018, pasi në jetë erdhi një djalë. Ndërsa tani, Chiara është shtatzënë për herë të dytë dhe së shpejti ata do të bëhen prindër të një vajze.


