13 Shkurt, 2021

Fantazitë erotike të Zogut të Tiranës në “arrest shtëpie”, tregon mesazhet intime: Do të mbysja me puthje dhe do të bënim dashuri për 24 orë


Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, vazhdon të qëndrojë i izoluar brenda katër mureve ndërsa vuan masën “arrest shtëpie”, me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Në një intervistë për Panoramaplus, ai ka rrëfyer detaje nga jeta pritave teksa qëndron i mbyllur në shtëpi.

Zogu i Tiranës tregoi se merr mesazhe ku i shprehin dashurinë dhe e quajnë “mashkull sex simbol”.

“Meqë jemi në atmosferë “Shën Valentini” vendos t’jua jap këto përgjigje: Komplimenti më i bukur është: Je imazh për Play Boy “Zogu”, mashkull sex-simbol.

Mesazhi më pasionant më ka ardhur kur kam qenë larg ish-njeriut të zemrës dhe ishte: Nëse do të ishe këtu, do të mbysja me puthje dhe do të bënim dashuri për 24 orë, më mungon, hajde shpejt! Ndërsa premtimi më i madh i dashurisë ka qenë: Do të dua për të gjithë jetën time, edhe nëse nuk jemi bashkë!”- tregoi ai.

Ndërsa foli edhe për fantazitë e tua më të bukura erotike gjatë këtyre muajve që ka qëndruar i mbyllur.

“Fantazitë e mia erotike bëhen reale falë imazhit tim. Unë jam një djalë i kuruar, ndaj çdokush më dëshiron. Mesazhet dhe fotot nuk më kanë munguar asnjëherë, por unë i shuaj dëshirat e mia fizikisht. Sigurisht që shumë miq vijnë dhe më vizitojnë në shtëpi. Nuk them se jam në një marrëdhënie dashurie, ama kam edhe unë “friends with benefits”!”– u shpreh Zogu i Tiranës.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al