4 Janar, 2018

Fansja e tij nuk po ndihej mirë, këngëtari shqiptar ndërpret koncertin


Kantautori Ermal Meta është duke jetuar një moment shumë të mirë në karrierën e tij dhe madje ka deklaruar se do të marr pjesë në festivalin e Sanremos sërish me një bashkëpunim me Fabrizio Morom. Por gjatë koncertit të tij të fundit këngëtarit i ka ndodhur një situatë e sikletshme.

Ai ka ndërprerë këngën për disa minuta pasi ka vënë re se një vajzë nga publiku nuk është ndjerë mirë. Pasi është siguruar se vajza është bërë më mirë ai ka vazhdar sërish të këndojë.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al