Regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu janë një ndër dyshet më jetëgjatë në botën e televizionit shqiptar. Dyshja ka vite që punojnë bashkë e neve na duket sikur nuk kanë ndryshuar fare.

E teksa vitet kalojnë Vera dhe Alketa ngelen po ato, por fansat janë bërë kuriozë për moshën e regjisores së njohur.

Vejsiu ka postuar ditën e sotme një foto të saj në “Instagram”, por një ndjekëse e ka pyetur moderatoren e njohur rreth moshës së Grabockës.

“Alketa një pyetje kisha. Vera 71 vjeçe është? Se unë them 71, po të tjerët se besojnë?”, e pyet ndjekësja moderatoren e njohur.

“Jooo është 20. Ka ngelur ora aty përgjithmonë”, ishte përgjigja e Alketës duke i surprizuar të gjithë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
