Moderatorja Luana Vjollca duket se ka fansat më të zjarrtë dhe që shpeshherë e surprizojnë atë. Por këtë herë ka ndodhur ndryshe, pasi ka qenë pikërisht Luana ajo që ka surprizuar një fanse të saj me rastin e ditëlindjkes.

Vajza festonte 15-vjetorin e lindjes dhe Luana kishte vendosur që ta takonte. Fansja është shprehur se kjo ishte një ndër ditëlindjet më të bukura dhe shprehej mjaft e lumtur.
Ndërkohë Luana udhëtoi drejt Podujevës për të mbajtur premtimin që ia kishte dhënë prej kohësh fanses së saj.

“Të dhashë fjalën që do vija të të takoja për ditëlindjen tënde dhe jam shumë më e lumtur se ti që ja dola të vij pavarësisht kushteve të vështira @diellzaluana
Faleminderiit për gjithë dashurinë e pakushtëzuar që më dhuroni për kaq shumë vite.
#LUANATOR përgjithmonë FAMILJE ??? Pas një periudhe shumë të lodhshme dhe një ditë të gjatë me xhirime ndjenja që mora sot ishte gjithë doza e motivimit që më duhej. Gëzuar 15 vjetorin tënd e bukura ime Diellza. Mëso shumë e puno fort për të realizuar ëndrrat e tua!”, shkruan Luana krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar fansen e saj.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
