Një fanse i Eminem, që ka bërë tatuazh në trup 16 portrete të reperit amerikan, vendosi një rekord të ri botëror.
Nikki Patterson mban rekordin si personi që ka më shumë tatuazhe të të njëjtit muzikant.
Ajo ishte 19-vjeçe kur bëri tatuazhin e parë me portretin e këngëtarit.
Tani 35-vjeçe, Patterson ka gjithsej 52 tatuazhe dhe 28 prej tyre janë Eminem.
Nikki filloi të bënte tatuazhe kur ishte 18 vjeçe. Ajo tatuazhoi një diell me një fytyrë të qeshur.
Më pas nisi të përjetësojë imazhin e idhullit të saj në trup.
“Kam dëgjuar Stan kur isha 14 vjeç dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë më parë,”– tha ajo.
Rekordi zyrtar botëror ishte për 15 portrete dhe Nikki vendosi të shtojë edhe një tatuazh tjetër për reperin.





