8 Gusht, 2018

Fansja e akuzoi se përdor “photoshop”, Aurela Hoxha e lë me “gisht në gojë” me përgjigjen e saj


Ajo është një ndër modelet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe shpeshherë komentohet për fotot e saj seksi e provokuese. Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën, të cilën ndjekësit e saj e kritikojnë se përdor “photoshop”.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi, ku një fanse e ka kritikuar për “photoshop”-in dhe i ka thënë se ajo i zgajt këmbët pasi në të vërtetë nuk është kaq e gjatë.

“Demek je kaq e gjatë? Shyqyr që keni photoshop e keni mundësi të shisni pak mend”, i shkruan ndjekësja.

Modelja e njohur nuk e ka lënë me aq këtë koment dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje fanses duke i dhënë fund aludimeve se përdor “photoshop”.

“Hë pra me demek mi motër ca të bëjmë..se edhe në tv e në rrugë e kudo dal me ‘photoshop”. Edhe ti me ‘demek’ si e zgjuar, pushime të mbara e dashur”, i përgjigjet Aurela.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al