Një ditë më parë Enca i ka surprizuar fansat e saj në rrjetin social “Instagram” me fotot dhe videot seksi që publikoi.
Këngëtarja ka vendosur që të shkëputet paksa nga studiot ku krijon këngët e reja dhe të bëjë disa ditë pushime.

Ajo publikoi dje një foto nga pishina ku shfaqej duke u relaksuar e me një bllok shënimesh në të cilin shkruan tekstet e këngëve.
“Duke studiuar për provimet, fëmijët e 2018”, shkruan Enca, por një fans ka kapur një detaj që jo të gjithë e kishin vënë re në foton e këngëtares.

“Duke studiuar me sy mbyllur”, i komenton fansi. Sigurisht që edhe Enca nuk ja ka përtuar duke i kthyer një përgjigje epike. “Gjërat më pasionante në jetë bëhen me sy mbyllur”, i replikon ajo.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
