16 Maj, 2018

Fansi i fiksuar futet me dhunë në shtëpinë e këngëtares, donte të bënte s*ks me të


Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur këngëtares me famë botërore, ku një fans është futur në shtëpinë e saj me dhunë, me pretendimin se do të bënte seks me të.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Rihannës në Los Angeles, ku një burrë i fiksuar keq pas saj ka shkuar te vila e këngëtares së bashku me valixhet e tij. Mësohet se ai ka prishur sistemin e sigurisë dhe është futur me dhunë në banesë, por fatmirësisht këngëtarja nuk ndodhej aty.

Rihanna ishte në Nju Jork në momentin që ka ndodhur incidenti, por fansi i fiksuar ka qëndruar në ambientet e shtëpisë për më shumë se 24 orë, duke e pritur këngëtaren që të kthehej sepse do të bënte seks me të.

Në momentin që është bërë ndërhyrja nga siguria, ai është gjetur i shtrirë dhe i relaksuar në krevatin e Rihanës, duke pritur këtë të fundit që të vinte në shtëpi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al