Kur flitet për femrat e showbiz-it, shpeshherë lind pyetja nëse kanë bërë apo jo operacione plastike. Disa e pranojnë, disa jo. Madje ka nga ato që reagojnë edhe ashpër kur i “akuzojnë” për ndonjë ndërhyrje.

Duke marrë parasysh format e saj të rrumbullakosura dhe tepër seksi kjo pyetje për fansat e Enca Haxhias është bërë një dilemë më vete.

Pasi publikoi në “Instagram” një video nga momenti më i sikletshëm nga kënga “Dua”, një fans ka vendosur të dyshoj pak për format e këngëtares dhe i ka shkruar: “Enca si duket e paske gjoksin e bërë”.

Por Enca sigurisht nuk është kursyer në përgjigjen e saj, pasi ajo gjithmonë është shprehur se gjoksin e ka 100 për qind natyral. “E dallove nga ngjyra vlla?”, i shkruan këngëtarja fansit.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
