Këngëtari i njohur Aaron Lewis është larguar nga skena pas një konflikti me fansat e saj.

Gjatë një peformance të tij në Pharr Events Center në Teksas mbrëmjen e së shtunës, audienca filloi të bënte zhurmë.
“Daily Mail” shkruan se fansat i kërkuan këngëtarit që të këndonte një këngë spanjisht, por kjo gjë u refuzua nga Lewis. Ky i fundit u ka thënë se fliste vetëm gjuhën amerikane.

“Më vjen keq, nuk di të flas spanjisht, jam amerikan”, tha Aaron. Por turma filloi të bërtiste duke treguar mos aprovimin e tyre.
E në momentin që audienca nuk po pushonte, pavarësisht kërkesave të këngëtarit, ai u largua nga skena duke i uruar atyre një natë të mirë. Dhe sigurisht që njerëzit nuk u lumturuan për aktin e tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
