14 Korrik, 2018

Fansat “kryqëzojnë” Adelina Tahirin, bën veprimin e ndaluar gjatë shtatzënisë


Adelina Tahiri është në fund të pritjes së ëmbël dhe në muajin gusht do të mbaj në krah fëmijën e saj të parë. Këngëtarja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston momente të ndryshme nga jeta e saj.

Nga postimet që ajo ka bërë së fundmi, duket se Adelina është duke shijuar disa ditë pushime. Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto ku shihen dy gota me verë.

Por duke qenë se ajo është shtatzënë, fansat e kanë kritikuar Adelinën për konsumimin e alkoolit gjatë kësaj periudhe.

“Verë? Por unë e di që s’bën për shtatzënat” apo “Alkool në shtatzëni?”, ishin dy nga komentet në foto.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al