Balerina e njohur Alba Hoxha së fundmi është kthyer në një personazh shumë të njohur e të komentuar në vendin tonë.

Kohët e fundit është komentuar shumë nga mediat dhe publiku pasi u aludua se është në një lidhje me koreografin e njohur, Albi Nako, lidhje që të dy e mohuan.
Alba është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston fotografi e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Ajo është edhe prezantuesja e motit në “Tv Klan”.
Balerina ka publikuar në “Instagram” një video ku shihet duke hapur dhe mbyllur derën e një garazhi. E veçanta e kësaj është se Alba e ka mbyllur derën me këmbë dhe jo me duar.

Ky veprim është komentuar shumë nga ndjekësit e saj, ku krahas fjalëve të mira ka patur edhe nga ata që e kanë kritikuar. Madje një komentuese i ka thënë se po kopjon Klaudia Pepën, pasi ajo fillimisht publikoi një video në “Instagram” teksa bënte sparkatën në një supermarket.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
