5 Nëntor, 2020

Fansat janë të bindur se Kourtney Kardashian dhe Scott Disick janë sërish bashkë! Ja fotoja që shtoi edhe më shumë dyshimet


Kourtney Kardashian ka dhënë një gjurmë tjetër që tregon se ajo dhe Scott Disick janë rikthyer bashkë.

kourtney kardashian (4)

Kourtney është bërë nostalgjike ditët e fundit dhe ka ndarë në Instagram, një foto të vjetër nga koha kur ka qenë në lidhje me Scott, raporton “Mirror”.

kourtney kardashian (1)

Në imazh ata shihen të veshur për një event special, ndërkohë që të dy i kanë hedhur duart njëri-tjetrit.

kourtney kardashian (2)

Ky postim vjen menjëherë pasi, Kourtney dhe Scott publikuan foto nga festa e ditëlindjes së Kim Kardashian. Të gjithë pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner kaluan kohë bashkë, por Scott dhe Kourtney u shkëputën për të kaluar disa momente me njëri-tjetrin.

kourtney kardashian (3)

Ata zgjodhën të shëtisnin me biçikleta bregut të detit, teksa nuk nguruan të krijonin edhe kujtime bashkë, duke realizuar një seri fotosh.

kourtney dhe scott (8)

Ata janë divorcuar në vitin 2015-të e kanë ruajtur raportet e mira edhe për shkak të tre fëmijëve që kanë. Tashmë fansat e tyre janë të bindur se ata kanë lindur për të qenë bashkë dhe nuk mungojnë as komentet ku i cilësojnë si shpirtra binjak të njëri-tjetrit.

kourtney dhe scott (7)

© Panoramaplus.al