26 Shtator, 2018

Fansat e pyesin nëse i erdhi keq që i zuri vendin Fjoralbës, Nevina habit me përgjigjen: Fare!


Moderatoren e njohur Nevina Shtylla, ky sezon i ri televiziv e gjeti te “Top Channel”, ku përkrah Edi Manushit do të jetë në emisionin “Procesi Sportiv”.

Ajo u largua nga “Jo vetëm modë” te “Tv Klan” dhe i zuri vendin Fjoralba Ponarit te “Proçesi sportiv”. Pas puntatës së parë të emisionit, moderatorja ka marrë komplimente të shumta dhe i është përgjigjur pyetjeve kurioze të fansave.

Njëri prej ndjekësve të saj e ka pyetur nëse i kishte ardhur keq për Fjoralbën, mirëpo Nevina ka habitur me përgjigjen e dhënë në “Instastory”: “Fare! Madje Fjoralba do të marrë urime nga ju shumë shpejt”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al