8 Dhjetor, 2020

“Familjen apo të dashurin?”- Ndjekësit e vënë Fifin përballë kësaj zgjedhjeje të vështirë dhe përgjigja e këngëtares është…


Para disa javësh, Fifi zbuloi se djalin që i ka rrëmbyer zemrën e thërret “Stracciatella” me përkëdheli, një fjalë të cilën e ka edhe tatuazh në krah.

fifi (1)

Së fundmi, këngëtarja zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, të cilët janë shumë kuriozë të dinë më shumë rreth jetës së saj private.

fifi (4)

Njëri nga ndjekësit e pyeti nëse do e fshinte këtë tatuazh në qoftë se nuk do të ishte më me këtë djalë në të ardhmen.

fifi (2)

Përgjigja e këngëtares tregon se në asnjë mënyrë kjo gjë nuk do të ndodhë.

Natyrisht që jo! Është pjesë e historisë sime, madje do krenohesha me të kalurën time,”- shkroi ajo.

fifi (5)

Por, përveç kësaj, Fifi u vendos përballë një zgjedhjeje të vështirë: familja apo ‘stracciatella’.

fifi (5)

Për këtë pyetje, këngëtarja dha një përgjigje shumë të mençur: “’Stracciatella’ mundet që të bëhet nesër familja ime! Kështu që, patjetër familja”.

fifi (4)

I dashuri i këngëtares jeton në Gjermani dhe aludohet se emri i tij është Xhuljo Tabaku.

Fifi ka thënë se ai ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e saj, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje në lidhje me të.

fifi (3)

© Panoramaplus.al