4 Mars, 2021

“Familja jonë u kompletua”- Elita Rudi dhe Gjiko mirëpresin në jetë Botën: Ëngjëlli i vogël mbërriti mes nesh


Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë të mërkurën.

Moderatorja dhe reperi i famshëm mirëpritën në jetë një vajzë, për të cilën kanë zgjedhur një emër shumë të veçantë.

Çifti i njohur kanë pagëzuar vogëlushen me emrin Bota.

Elita Rudi ndau sot në rrjetet sociale foto me vajzën dhe bashkëshortin në maternitet, dhe shkroi: “ Familja jonë u kompletua ? Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli / 03.03.2021 /”

Ndërsa nuk hezitoi të zbulonte edhe imazhin e Botës, që mbante një kordele në kokë. Kurse dhoma ishte e mbushur me tollumbace dhe buqeta me lule.

Gjithashtu edhe reperi publikoi foto në Instagram, krah dy bashkëshortes dhe vajzës.

“Kush ka vajza botën ka ❤️?? faleminderit Zotit per kete dhurate kaq te embel ??”- shkroi ai.

Moderatorja dhe Gjiko janë prindër edhe të një djali, të quajtur Zëri.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al