11 Shtator, 2023

“Familja ime, janë dy qentë me të cilët jetoj”-Preu flokët e shkurtër, Roza Lati tregon arsyen e këtij veprimi: Sasha ime është diagnostikuar me tumor…


Moderatorja Roza Lati nëpërmjet disa fotove të ndara në Instagram zbuloi se kishte ndryshuar modelin e flokëve duke i prerë ato të shkurtër. Ajo ka shpjeguar se ky veprim i saj erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostikuar me tumor.

“Arsyeja pse preva flokët: Sasha është diagnostikuar me tumor. Tumor në kockë të legenit.”- shkruna ajo në postumet e saj të fundit.

“Bashkëjetesa ime, familja ime që kur jetoj vetëm prej 8 viteve, janë këta të dy… S’është bërë viti që futa në dhe… Pëtin e vogël… 21 dhjetor 2022. Sasha ime është 8 vjeç. Nuk është plakë akoma…”

 

 

© Panoramaplus.al