18 Maj, 2018

Familja e surprizon Blendi Fevziun me rastin e ditëlindjes (FOTO)


Gazetari i njohur Blendi Fevziu feston sot ditëlindjen e tij të 49. Për këtë rast familja e tij është kujdesur që këtë ditë ta kthejë në një festë të vërtetë.

Nga fotot që Blendi ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, zbulohet surpriza që bashkëshortja dhe dy vajzat e tij i kanë organizuar me rastin e ditëlindjes.

Tullumbace, zemra dhe një tortë janë disa nga detajet e surprizës që familja i kishte rezervuar Blendit.

© Panoramaplus.al