18 Mars, 2025

“Falenderoj Zotin çdo ditë për lidhjen që kemi”- Kloe Kardashian bën dedikimin e rrallë për ditëlindjen e vëllait të saj! Ylli televiziv ndan foton nga fëmijëria


Khloe Kardashian ka shprehur dashurinë e thellë dhe lidhjen e fortë që ka me vëllain e saj, Rob, në një postim që ka bërë në Instagram për ditëlindjen e tij.

Teksa ka publikuar një foto nga fëmijëria e tyre, në të cilën shfaqet edhe babai i tyre, Rob, ajo ka folur me fjalë prekëse për rëndësinë që ka vëllai në jetën e saj, por edhe për marrëdhënien e veçantë që kanë ndërtuar ndër vite.

“Gëzuar ditëlindjen bebi im, Bobby”,  ka shkruar fillimisht Khloe Kardashian, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për të.

“Bobbi, nuk mund të jem më krenare dhe më e nderuar që të të quaj vëllai im. Të eci në jetë me ty pranë është një nga bekimet e mia më të mëdha. Fakti që unë mund të të telefonoj në çdo kohë, absolutisht për asgjë, dhe ti në fakt përgjigjesh? Kjo është dashuri! Ha,” shkruan Kloe teksa shton: “Falenderoj Zotin çdo ditë për lidhjen që ndajmë dhe për marrëdhënien e bukur me të cilën rriten fëmijët tanë. Ai kishte gjithmonë një plan, dhe një pjesë e tij ishte të më jepte ty – një vëlla që është një nga shpirtrat më të dashur, histerikë, të butë, por të çmendur dhe të çiltër madhështor që kam njohur ndonjëherë. Të jesh motra jote është dhe do të jetë gjithmonë një nga privilegjet më të mëdha të jetës sime.

Gëzuar ditëlindjen! Gëzuar për një jetë të përshtatshme së bashku. Të dua Bobby djalë! Do të jesh përgjithmonë Newsie im më i mirë “hap portat dhe kap ditën”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

© Panoramaplus.al