Pak ditë më parë moderatorja e njohur Amarda Toska zbuloi me anë të postimeve në “Instastorie” setin fotografik që kishte organizuar për vogëlushes e saj Sia.

Seti është realizuar nga mikesha e saj Rezarta Shkurta. Në shenjë falënderimi për punën e saj profesionale, Ami dhe Ermal Mamaqi kanë surprizuar mëngjesin e sotëm këngëtaren.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Rezarta zbulon dhuratën që dy miqtë e saj i kanë dhuruar. Është një buqetë me lule dhe një letër ku i shprehin mirënjohjen mikeshës së tyre, për setin fotografik të Sias, vogëlushes së tyre të realizuar nga stafi e Rezartës.

“Faleminderit që me zbukuruat dy herë mëngjeset. Të parin kur me sollwt dy engjëjt tuaj, dhe së dyti për këtë surprizë të bukur. Ju dua shumë @amardatoska @ermalmamaqiofficial”, ka shkruar ajo në diçiturën e fotos.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
