25 Mars, 2021

“Faleminderit që më bërë babanë më të lumtur”- Taulant Xhaka publikon imazhin e ëmbël familjar në 1 vjetorin e lindjes së djalit: Shoku im më i mirë


Djali i Taulant Xhakës, Klev feston sot 1-vjetorin e lindjes dhe futbollisti i ka bërë një urim emocionues në rrjetet sociale.

Ai postoi një foto familjare, krah bashkëshortes Arbnorës dhe Klev, ku shkruan se vogëlushi është shoku i tij më i mirë.

Taulant Xhaka u shpreh se tashmë djali i tij ka mbushur 1-vjeç dhe koha ka kaluar shumë shpejt.

Ndërsa e konsideroi ardhjen e tij në jetë si gjënë më të bukur që i ka ndodhur ndonjëherë, teksa e falenderoi që e bëri “babanë më të lumtur”.

Gëzuar 1-vjetorin e lindjes djali im, shoku im më i mirë dhe dashuria ime e parë e vogël. Ju jeni 1 vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Je gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bëre babanë më të lumtur. Te dua Klev”- shkroi futbollisti.

/Panoramaplus.al

     

© Panoramaplus.al