2 Gusht, 2019

“Facebook” merr vendimin e rëndësishëm, mbyll me qindra adresa…


Rrjeti social “Facebook” ka vendosur që të ndërmarrë një nismë shumë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me sigurinë e përdoruesve të saj.

Me qindra adresa false janë mbyllur në Arabinë saudite, pasi shpërndanin lajme të rreme.

Bëhet e ditur se në total janë mbyllur 259 llogari në “Facebook”, 102 faqe, 5 grupe dhe 17 faqe në “Instagram” që kishin lidhje me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka qenë shefi i Politikës së Sigurisë, Nathaniel Gleicher, ai që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një interviste të dhënë për mediat.

Sipas tij, lufta kundër “Fake News” vazhdon dhe llogari të tjera do të mbyllen në vazhdim.

© Panoramaplus.al