Facebook do të krijojë 10 mijë vende të reja pune në Bashkimin Evropian në 5 vitet e ardhshme si pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar botën dixhitale njohur si “metaverse”.

Vizionin e tij për metaverse Zuckerberg e hodhi në muajin Korrik. Termi përdoret për të përshkruar botën dixhitale ku njerëzit mund të ndërveprojnë në një ambient virtual 3D.
Hapi i parë drejt bërjes realitet të metaverse është zhvillimi i aplikacioneve dhe zgjidhjeve ku njerëzit mund të komunikojnë dhe takohen në realitetin virtual.
Shumë kompani të tjera si Micorosft, Roblox dhe Epic Games po investojnë në versionet e tyre të metaverse. /PCWorld Albanian/
© Panoramaplus.al
