Aktori i njohur si ‘Ezel’ për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu do të bëhet baba së shpejti.

Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël, sipas “Haber Global”.

Mediat turke kanë zbuluar se Kenan dhe Sinem do t’i vendosin vajzës emrin Lalin.
“Jam shumë i lumtur. Faleminderit Zotit gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme. Zoti na ruajtë nga syri i keq”-është shprehur Kenan.

Kuptimi i emrit Lalin u bë një nga temat më të hulumtuara në një kohë të shkurtër, pasi Kenan Imirzaioglu dhe Sinem Kobal njoftuan se do ta quanin të voglën e tyre, Lalin.

Por çfarë nënkupton emri?
Pas një kërkimi në internet, rezulton se Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia.
Ky emër do të thotë “e kuqe rubini”.
© Panoramaplus.al
