Kanë nisur përgatitjet për dasmën e redaktorit të prestigjoses “Vogue”, Edward Enninful me partnerin e tij Alec Maxwell.

Dasma pritet të ketë 300 të ftuar, duke përfshirë Leonardo DiCaprio, Victoria Beckham, Kate Moss dhe Donatella Versace me Poppy, të cilët u fotografuan duke mbërritur në shtëpinë madhështore të redaktorit, në Wiltshire.

Eventi pritet të jetë një kombinim i e 50-vjetorit të Eduard dhe dasmës së tij me Alec Maxwell. I pranishëm ishte edhe stilisti Marc Jacobs, i cili u fotografua gjithashtu duke shkuar në Babington House ku po qëndrojnë të ftuarit e tjerë.

Anders Christian Madsen, një kritik i modës në British Vogue, ndau një foto me redaktoren e Vogue Australia, Christine Centenera dhe Victoria Beckham, e cila kishte veshur një fustan të bardhë.

Ngjarja pritet të ketë të pranishme supermodelen Naomi Campbell në listën e të ftuarve. Nëna e një fëmije, e cila është shoqe me Edward prej 30 vitesh, ishte gjithashtu kopertina e edicionit më të fundit të Vogue, ku ndau foton e parë të foshnjës së saj.

Supremo e Vogue gjithashtu përfshin yje si Kendall Jenner, Cara Delevingne, Orlando Bloom dhe Bella Hadid në rrethin e tij të ngushtë, duke sjellë dyshime se edhe mund t’i bashkohen listës së të ftuarve.
Motra e Bella-s e cila është e përhershme në kopertinën e Vogue, Gigi Hadid, ndau disa foto ku tha se nuk do të jetë e pranishme dhe falendëroi redaktorin për ‘mbështetjen, udhëzimin dhe miqësinë’ e tij.

Dua Lipa gjithashtu nëpërmjet Instagramit, i shprehu urimet e saj Edward dhe tha se nuk do të jetë e pranishme në dasmën e tij.
Ndërkohë, mbrëmë Edward ndau një fotografi në Instagram, të cilën ai e kishte titulluar “darka para ditëlindjes”.
Ai u shfaq në tavolinë me një grup modelesh, si Kate Moss, Naomi Campbell, Stella Maxëell, Irina Shayk si dhe zëvendëspresidentja e “Burberry”, Rebeça Martinez.

Daily Mail shkruan se të ftuarit që mbërrijnë po trajtohen me një turne në Longleat.
Supermodelet Eva Herzigova dhe Irina Shayk gjithashtu pritet të jenë të ftuara, por nuk dihet nëse Dame Anna Wintour, kryeredaktore e Vogue, do të jetë atje pas thashethemeve për një debat të mundshëm mes Z. Enninful dhe asaj.
Fotografitë nga dita e sotme tregojnë përgatitjet për vazhdimin e festës ku me dhjetëra buqeta që kanë mbërritur për çiftin.



