Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për “Thumb”, moderatorja Eva Murati ndër të tjera u shpreh se Luana Vjollca nuk është shembulli i saj për t’u ndjekur në jetë, duke pohuar se nëse nuk ka një projekt serioz për muzikë, nuk do t’i futej kurrë kësaj rruge.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”, u shpreh Eva.
Por duket se Luana nuk e ka lënë pa përgjigje, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Në një postim të bërë në Isntagram, ajo shkruan: Nëse do të garosh me mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar.


