Sa herë që përmendim emrin e Evës, gjëja e parë që ju vjen ndërmend është fakti se ajo është shumë gjëra njëkohësisht: blogere, aktore dhe së fundmi moderatore e një emisioni sportiv, sfidë të cilën Eva ka arritur ta përballojë me sukses.

Por sigurisht Eva Murati në profilin e saj publik nuk mund t’i mungojë as etiketimi si nusja e Jozefina Topallit, sepse prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e saj.

“Unë jam e hapur për lidhjen time, se s’kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S’kam bërë asnjë turp, asnjë gabim.
Kam një lidhje 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por ajo që më shqetëson është se mediat e kanë keqpërdorur disi këtë pjesë.

Pra, janë fokusuar vetëm në këtë pjesë dhe jo në lidhje me aftësitë e mia apo projektet që kam realizuar.”- tregon ajo gjatë një interviste për Chic.
Eva Muarti ka folur edhe për eksperiencën e saj më të fundit si moderatore në emisionin sportiv, duke thënë se futbolli i është bërë si ’dashuria e dytë’.

© Panoramaplus.al

