Një mesazh i fortë mbështetës i ka ardhur këngëtarit shqiptar Eugent Bushpepa, që sot përfaqëson Shqipërinë në natën finale në Eurosong me këngën “Mall”.

“Ne prag te Finales se Madhe te Eurovisionit, nje mesazh shume i vecante arriti sot per Gentin #allaboard #vote12 #mall”, shkruhet në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Finalja e madhe do të mbahet sot më 12 maj në Lisbonë të Portugalisë dhe në faqen zyrtare të “Eurovizion”-it ka dalë lista e radhës që do të kenë konkurrentët mbrëmjen e sotme.

Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në radhë, ndërkohë që Eleni do të performojë e 25-ta dhe i fundit në radhë do të jetë Ermali, i cili do të performojë i 26-i, e që do të mbyllë garën.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
