17 Mars, 2018

“Eureka!”, Rezarta Shkurta zbulon si të bëjë vajzën që të ushqehet pa naze


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Rezarta Shkurta është shprehur gjithmonë në rrjetet sociale rreth kujdesit që ka për vogëlushen e saj Hera.

Por këtë herë ajo ka publikuar në “Instastorie” një foto ku tregon se ka gjetur mënyrën e duhur për të ushqyer vajzën e saj.

“Eureka! Sot zbulova si të ushqej Herën pa shumë lutje. Mjafton t’i them: Hera mos e ha, dhe ajo për sfidë e ha. Ka mama të tjera si puna ime që fëmija i bën gjithmonë të kundërtën e asaj që i thuhet?”, përfundon Shkurta.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al