30 Shtator, 2018

Ethe opozitare, takim në lokal për sulmin e radhës


Të premteve, ndërkohë që politika fillon dhe e zbeh aktivitetin duke u bërë gati për të pushuar në fundjavë, në fakt, në kampin opozitar nuk ndoh fare kështu.

Paparazzi ynë ka fotografuar në një bar të rëndësishëm të kryeqytetit tre nga liderët e partive opozitare, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin.

Ata po pinin kafe dhe po bisedonin të përqendruar te njëri-tjetri. Me siguri po përgatiten për fillimjavën, e cila mund të jetë po kaq e tensionuar dhe mbushur me lajme si kjo që sapo mbyllëm.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al