Ajo është vetëm 3-javëshe, por Amarda Toska e ka vendosur vajzën që tani përballë aparatit fotografik. Sigurisht që ajo ka menduar që ta ruajë kështu pamjen e vogëlushes së saj që nga lindja.

Sian e shohim mes gjetheve e gjelbërimit në natyrë, ndërkohë që fotografohet nga mikesha e prezantueses, Rezarta Shkurta.

“Je artiste.”- i shkruan Ami Rezartës në foton e postuar në “Instastorie”.

Ende nuk e dimë nëse këto foto të vogëlushes do të mbeten në albumin e familjes, apo do të bëhen publike së shpejti.


PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
