28 Korrik, 2018

Është super seksi, por ja si duket reperja Tayna pa make-up (FOTO)


Ajo është një prej personazheve më të komentuar së fundmi në showbizin shqiptar. Reperja Tayna u bë e njohur nga hiti “Columbiana” dhe më pas lançoi këngën e re “Shqipe”.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj në “Instagram” me pozat seksi dhe shfaqet e kuruar deri në detaje.

Por së fundmi Tayna ka vendosur të ndajë me fansat një video ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë. Fytyra e reperes duket e freskët, teksa ka shkruar në video: “Pa makeup dhe duke bërë qejf. Jeta është e mirë”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al