3 Shkurt, 2020

“Është shumë xheloze”, Stresi rrëfen sakrificat për Kejsin: Për të ndërrova identitet


Lidhja e Stresit dhe Kejsit është mjaft e komentuar në mediat rozë. Nuk dihet ende statusi i marrëdhënies së tyre pasi i dhanë fund fejesës.

Ndërsa të dy kanë lënë të hapur mundësinë për rikthim me njëri-tjetrin. Por pavarësisht ndarjeve dhe rikthimeve, si Kejsi ashtu edhe Stresi kanë treguar hapur dashurinë që vazhdojnë të ndjejnë akoma për njëri-tjetrin .

I ftuar në emisionin “E diell”, reperi tregoi sakrificat që ka bërë për të duke thënë rrëfyer se ndërroi identitet për të udhëtuar drejt saj.

“Për dashurinë kam ndërruar identitet. Ikëm në Amerikë në koncert dhe u kthyem në Shqipëri para 3 vitesh. Po kërkoja vizë për Kanada më refuzohet se kisha një rekord dhe ndërrova identitet, mora identitet francez dhe i hipa avionit. Vajza për të cilën bëra këtë është Kejsi,”– u shpreh ai.

Stresi gjithashtu zbuloi tipare të Kejsit duke thënë se ajo është ekstrem xheloze dhe se nuk i pëlqen kur reperi fik telefonin.

“Kjo mund të zgjasë gjithë jetën për mediat dhe njerëzit të mirë dhe të këqij që keqinterpretojnë. Mes ne të dyve është e paparashikueshme. Nuk është se është vajza por jam unë i paparashikueshëm. Tek unë nuk i pëlqen fikja telefonit. Ishte, është, ka qenë xheloze 760 gradë. Shoqërinë time nuk e do fare.

Vlerësoj tek ajo bën shumë, është shumë femër shtëpiake, nga a-zh i përkushtohet njeriut që ka afër. Është brenda normave për të qenë krenar qe kë një vajzë të tillë, momentalisht nuk e kam. Por ka vetitë më të mira që mund të ketë një femër,”- rrëfeu reperi.

Ndërsa pyetjes se kë do zgjidhte mes dashurisë apo shoqërisë u përgjigj: “Normal që do zgjidhja Kejsin. Shokët i kam shtrydh, më kanë shtrydh si limon, është pozicion tjetër, kur të vij ai rast do zgjedh Kejsin.”

 

 

© Panoramaplus.al