Padyshim që Sia është një grua që di si të kërkojë atë që do dhe kjo përfshin edhe seksin pa kushte me bashkëpunëtorin e saj Diplo.

Në një intervistë për GQ, këngëtarja zbuloi se fundmi është bërë nënë si edhe marrëveshjen për seks me DJ e njohur.
Ajo u tregua e sinqertë për marrëdhënien e tyre duke e quajtur Diplon si njeriun më të ëmbël në botë si edhe një nga djemtë më të pasigurt që ka takuar ndonjëherë kur bëhet fjalë për marrëdhënie të tilla personale.
Sia shtoi gjatë intervistës se ai është një nga njerëzit më të talentuar dhe tërheqës në botë, por që DJ nuk e di këtë.
Dhe rezulton se edhe vetë ajo nuk është imune ndaj pamjes seksi të tij, pasi vazhdojë të shpjegojë se pjesën më të madhe të kohës që janë bashkë përpiqen të mos e kalojnë duke bërë seks.
“Kjo sepse nuk duam të prishim marrëdhëniet tona të biznesit, sepse ai është shumë hot,”- tregoi këngëtarja.
Ndërsa rrëfeu edhe momentin kur i kërkoi të bënin seks së bashku pa kushte.
“I thashë: Hej dëgjo, je një nga 5 personat me të cilët jam e tërhequr seksualisht dhe kem vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime si edhe kam birësuar një djalë, nuk e di nëse ke kohë për një marrëdhënie, për seks pa kushte,”- tha ajo.
Ndërsa nuk sqaroi përgjigjen e DJ ndaj mesazhit të saj, si edhe nuk dha asnjë informacion në lidhje me djalin e birësuar.
Sia ka qenë e martuar me kineastin Erik Lang, para se të ndaheshin në vitin 2016.





