29 Gusht, 2023

“Është qesharake”/ Kris Jenner ‘kryqëzohet’ nga fansat në rrjet, shkak bëhet filtri që përdori në videon e saj


Grimerja e njohur Samer Khouzami postoi një video në Instagram të yllit të “Kardashians”, Kris Jenner duke treguar grimin që ajo i kishte bërë por fansave i tërhoqi vëmendjen filtri që kishte përdorur 67 vjeçarja.

Postimi ka marrë komente nga më të shumtat, ku shumica e ndjekësve nuk e pëlqyen aspak filtrin e vendosur mbi    Kris, madje disa prej tyre shpreheshin se personi në video nuk dukej aspak si ajo.

“A është kjo Kris?” pyetën fansat, ndërsa një ndjekës tjetër shtoi, “Inteligjenca artificiale e Kris Jenner”.

“Përqafoni moshën tuaj. Ky filtër është qesharak,” shkroi një tjetër, ndërsa një ndjekës shtoi: “Çfarë dreqin po ndodh, kjo nuk është fytyra e saj.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Samer Khouzami (@samerkhouzami)

© Panoramaplus.al