Balerina e njohur, Cheryl Burke ka postuar një foto në llogarinë e saj personale në Instagram teksa shfaqet topless.

Ylli i realitetit 37-vjeçar ka mbuluar gjoksin me duar në foton e postuar në Instagram. Postimi seksi vjen dy muaj pasi ballerina dorëzoi dokumentet e divorcit në një përpjekje për t’i dhënë fund martesës së saj me aktorin, Mattheë Laërence.
“Ditë e bukur. Gjithashtu, jini të qetë, LA, është nxehte sot.Faleminderit, @zenasgreen @zpaletteforreal edhe për make – up e mrekullueshëm! ?”, ka shkruar në mbishkrim Burke.

Kujtojme këtu se balerina dhe bashkëshorti i saj u takuan në vitin 2006, ndërsa vëllai i kësaj të fundit, Joey, po konkurronte në Dancing With The Stars. Aktori ishte fejuar më parë me Heidi Mueller, edhe pse ata u ndanë përpara se ai të fillonte të dilte me balerinën. Të dy filluan një lidhje vitin e ardhshëm, megjithëse u ndanë përfundimisht në vitin 2008.


