Modelja e njohur Miranda Kerri së shpejti do bëhet nënë për herë të katërt.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë 40-vjeçarja teksa postoi një foto në Snapchat duke treguar kështu barkun e rrumbullakët.
Në foton e publikuar modelja kishte vendosur duart rreth barkut, ndërsa krahas shkruan: “Është një djalë”, duke zbuluar kështu gjininë e të voglit.

Miranda gjithashtu postoi një tjetër foto në Snapchat katër palë këpucë të rreshtuara njëra pas tjetrës me madhësi të ndryshme.

Kujtojmë që disa vite më parë ajo kurorëzoi me martesë dashurinë e saj disa vjeçare me CEO-n e Snapchat, Evan Spiegel me të cilin ka dy fëmijë, Myles dhe Hart.

Ndërsa nga martesa me ish-bashkëshortin Orlando Bloom ajo ka sjellë në jetë një djalë, Flynn.





