29 Maj, 2026

“Është një grua e jashtëzakonshme!”- Rrëfimi i ndjerë i partnerit të aktores Sydney Sweeney: Ajo është një nga surprizat më të mëdha të jetës sime


Një rrëfim të ndjerë ka bërë partneri i Sydney Sweeney për aktoren, duke e cilësuar atë si një grua të jashtëzakonshme dhe shumë inteligjente, ndërsa theksoi se ajo është një nga surprizat më të mëdha të jetës së tij.

Sydney Sweeney (1)

Scooter Braun foli me superlativa për 28-vjeçaren protagoniste të serialit “Euphoria” gjatë podcast-it “Second Thought”, duke nënvizuar se po e shijon marrëdhënien e tyre teksa ajo po zhvillohet natyrshëm.

Sydney Sweeney (5)

Menaxheri 44-vjeçar e vlerësoi publikisht partneren e tij, duke deklaruar: “Kam njohur një grua të jashtëzakonshme, të mirë, bujare, inteligjente dhe autentike. Është një nga surprizat më të mëdha të jetës sime”.

Sydney Sweeney (9)

Braun foli edhe për serialin “Euphoria”, ku luan partnerja e tij, duke treguar se e ndjek dhe i pëlqen shumë, edhe pse, siç pranoi vetë, është “i njëanshëm” në vlerësimin e tij.

Çifti konfirmoi publikisht lidhjen e tyre, e cila thuhet se ka nisur në shtator, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale nga festivali Stagecoach në Kaliforni, më 1 maj.

Sydney Sweeney (3)Sydney Sweeney (8)Sydney Sweeney (7)Sydney Sweeney (4)Sydney Sweeney (6)Sydney Sweeney (2)

© Panoramaplus.al