Aktori i njohur i “Saved by The Bell”, Dustin Diamond është diagnostikuar me kancer në fazën e katërt. 44-vjeçari u sëmur javën e kaluar dhe u dërgua në spital, ku u diagnostikua me sëmundjen.
Lloji i kancerit me të cilin po përballet aktori nuk është bërë i ditur.
Përfaqësuesi i tij, Roger Paul, tha se aktori tani është duke pritur për detaje të mëtejshme.
“Ai po bën kimoterapi kështu që do jetë të paktën për një javë në një spital në Florida. Deri në javën e ardhshme, ne do të kemi një kuptim shumë më të mirë të ashpërsisë së gjendjes së tij dhe çfarë trajtimesh do t’i duhen në mënyrë që ai të jetë i qetë,” tha përfaqësuesi i tij, Roger Paul.
Gjithashtu shtoi se aktori gjithashtu kohët e fundit ka vuajtur nga herpes, kështu që ka pasur shumë dhimbje.


