Kiara Tito po përflitet për një romancë të mundshme me Young Zerkën prej pak ditësh.

Gjithçka nisi nga postimet që ata bënë secili në rrjetet e tyre sociale, ku shfaqeshin si “date-i” i njëri-tjetrit tek “Shiko Kush Luan”.
U raportua gjithashtu se kjo ishte arsyeja pse ishin ftuar të dy në një puntatë nga Luana, për të pasur ekskluzivitetin e lidhjes mes tyre në programin e saj.
Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Kiara ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë lart e poshtë.
Nëpërmjet një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory, bukuroshja simpatike u pyet në lidhje me këtë temë.
“Ç’thonë kështu për ty dhe Zerkën?”- e pyeti ndjekësja, ndërkohë që Kiara zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë: “E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?”
Young Zerka ka qenë në një lidhje me Ronela Hajatin, por pas pesë vitesh ata i dhanë fund romancës së tyre.
Ndërkohë, Kiara është përfolur gjithmonë për një lidhje me Butrint Imerin, por këto zëra nuk u konfirmuan kurrë.
© Panoramaplus.al







